Maas inicion krijimin e një Aleance të re

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas është kthyer në nismëtarin e një aleance të re për multikulturalizmin.

Marketing

Shefi i diplomacisë gjermane e kishte prezantuar korrikun e vitit që shkoi idenë e tij, e cila tani është përqafuar nga më shumë se 50 vende në të gjitha kontinentet.

Së bashku me Gjermaninë janë duke punuar për një kohë të gjatë edhe shtete si Franca, Japonia dhe Kanadaja. Krijimi i kësaj aleance nisi në Nju Jork, ku ishin të pranishëm më shumë se 30 ministra të jashtëm. ajo duhet të punojë në forcimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të angazhohet për përparimin e reformave të institucioneve ndërkombëtare dhe të forcojë bashkëpunimin mes vendeve.

Sfondi i këtyre angazhimeve ka për qëllim të kundërshtojë edhe nacionalizmin e presidentit amerikan Donald Trump. SHBA është distancuar dhe larguar nga shumë marrëveshjet ndërkombëtare që prej ardhjes së Trumpit në pushtet, ndërsa janë tensionuar mjaft edhe marrëdhëniet e saj me Kinën.

Aleanca është planifikuar si një grup me anëtarësi të rregullt, të ngjashëm me G7 apo G20. Ajo fillimisht do të përfshijë gjashtë fusha të bashkëpunimit, ndër të cilat është dhe mbrojtja e klimës, liria e shtypit, apo rregullat për përdorimin e sistemeve autonome të armëve.

Marketing