Maas: Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë zgjidhjen bashkë me BE-në

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor që duan perspektivë eeropiane, duhet të gjendet zgjidhje politike.

Marketing

Sipas tij veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, që thekson se zgjidhja duhet të gjendet bashkë me BE-në.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, ka thënë Maas për Deutsche Welle.

“Ndaj për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment. Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani”.

Maas ka thënë se duan të japin kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

“Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane”.

Marketing