Madonna: U infektova me koronavirus gjatë turneut

Mbretëresha e pop-it tha se mendoi që ishte grip shumë i keq, por ishte koronavirusi.

Marketing

Madonna ka pohuar se ajo kishte koronavirusin, derisa ishte në turneun e saj botëror “Madame X”, i cili ishte anuluar për shkak se këngëtarja pësoi një dëmtim të gjurit, shkruan DailyMail.

Turneu përfundoi tre ditë para datës së planifikuar për ta përmbyllur, pasi edhe qeveria franceze njoftoi ndalimin e tubimeve të më shumë se 1.000 personave, për ta evituar përhapjen e COVID-19.

Pasi zbuloi se ishte pozitive për antitrupat e koronavirusit, Madonna në hyri në Instagram për të shpjeguar gjendjen shëndetësore të saj.

“Unë nuk jam e sëmurë aktualisht,” deklaroi Madonna, para se të shpjegonte: “Kur del pozitive në testet për antitrupa, kjo do të thotë që e kishe virusin, që ma bëri të qartë se e kisha pasi isha sëmurë në fund të turneut tim në Paris, mbi 7 javë më parë”, tha ajo.

Këngëtarja tha se bashkë me artistët e tjerë dhe valltarët e koncertit, menduan se kishin një grip shumë të keq.

Postimi erdhi pasi zbuloi ndihmën e saj në mbledhjen e parave për të gjetur një vaksinë për sëmundjen.

Ajo tha se COVID-19 nuk e kursen askënd “Nuk ka rëndësi se sa i pasur jeni, sa i famshëm jeni, sa qesharak jeni. Sa i zgjuar jeni, ku jetoni, sa vjeç jeni, cilat histori të mahnitshme mund të tregoni”