Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka deklaruar se,  vendi i tij është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë. Ai tha se SHBA po përpiqet të konfiskojë naftën tonë ashtu sikurse në Libi dhe në Irak.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social, Maduro tha se kundër Venezuelës ka filluar një luftë psikologjike dhe mediatike e mbështetur edhe në nivel ndërkombëtar kryesish nga SHBA-ja.

Pasi ka ripërsëritur se në vendin e tij ka një tentativë për grusht shteti e cila drejtohet dhe financohet nga qeveria e SHBA-ve, Maduro tha: “Po bëjnë lajme gënjeshtra duke publikuar video të montuara. Mos u besoni atyre çfarë paraqesin mediat amerikane. Po përpiqen ta paraqesin të drejtë ndërhyrjen e tyre në vendin tonë me lajme të rreme çdo ditë, sepse nuk mund të shpikin gënjeshtrën se unë kam armë të shkatërrimit masiv për të ndërhyrë ndaj Venezuelës”.