Magjiku Florent Muslija, çfarë talenti ka siguruar Kosova

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Marketing

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e “Dardanëve”.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija, raporton Gazeta Express.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin që lamë pas shënoi dy gola në 17 paraqitje dhe ka kontratë deri më 2022.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Florentit është 3 milionë euro.

 

Marketing