Gjykata nuk duhet te gjykojë sipas opinionit publik, por sipas fakteve dhe provave, thotë në emisionin e sotëm “200” në Alsat M, gazetari Vasko Magleshov.

Duke folur rreth procesit gjyqësor “Monstra” i cili ëashtë na fazën e fundit, Magleshov komenton se pritjet e opinionit sigurisht se janë ngritur në nivel më të lartë me paralajmërimet se ndoshta rrjedha e procesit mund të ndryshojë pas dëgjimit të përmbajtjes së të ashtuquajturave “bomba”.

“Por, duke lënë anash gjithë këtë atmosferë që u krijua me muaj e javë, sidomos në vitet e kaluara, se ndoshta nuk janë këta, ndoshta janë tjerë, e kështu me radhë, kjo krijoi dyshime në opinion se ndoshta mund të ketë diçka që nuk është hetuar sa duhet”, tha Magleshov./ Alsat