Rita Ora është këngëtarja kosovare e cila ka arritur famë ndërkombëtare.

Derisa po udhëtonte me veturë, Rita ka dëgjuar një talent gjersa po këndonte me kitarë në rrugë, shkruan lajmi.net.

Ajo është mahnitur nga zëri i tij i bukur, saqë hap dritaren e veturës dhe e dëgjoi me ëndje.

 

“Mahnitëse, kushdo që je, të lutem më shkruaj”, ka shkruar këngëtarja sipër videos ku dëgjohet zëri i tij.

Por, në bazë të disa postimeve që bëri më pastaj, Rita ka treguar se e ka gjetur personin që këndonte në rrugë dhe u shfaq në studio bashkë me të.

Se a planifikon Rita ta ftojë në duet atë talent, mbetet të shihet në vazhdim.