Majlinda Kelmendi e bronztë në Botëror

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Japoni.

Marketing

Kelmendi në garën për vendin e tretë fitoi ndaj rivales portugeze, Joana Ramos në kategorinën -52 kilogramë.

Legjenda e sportit kosovar gjashtë vjet më parë kishte arritur ta fitonte medaljen e artë në Rio de Janeiro, qytet në të cilin tre vjet më vonë do ta fitonte medaljen e artë olimpike duke shkruar historinë

Marketing