Majlinda Kelmendi sensacionale, mbërrin në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka arritur në gjysmëfinale të kampionatit botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Marketing

Kampionia Olimpike më herët shënoi dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.

Kelmendi mposhti në çerekfinale me ‘ippon’ kampionen e botës 2017 dhe nënkampionen e botës 2018, Ai Shishime për vetëm 11 sekonda.

Xhudistja numër një në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc.

Në gjysmëfinale, 28-vjeçarja do të ndeshet me japonezen tjetër Uta Abe.

Marketing