Makedonski Telekom për herë të parë e prezantoi në treg e-SIM teknologjinë

Për herë të parë, Makedonski Telekom prezanton në treg eSIM – kartelën elektronike të integruar,e  cila paraqet një evolucion në teknologjinë SIM dhe e cila në të ardhmen do t’i zëvendësojë plotësisht kartelat SIM. eSIM është një mënyrë e re e lidhjes së pajisjeve me rrjetin celular dhe ndryshe nga kartelat standarde SIM, të cilat duhet të vendosen fizikisht në pajisje, kjo teknologji e re përdor një çip elektronik të integruar, që mundëson aktivizimin onlajn.

Marketing

Zhvillimi i eSIM do të ndikojë në zhvillimin e shërbimeve në fushën e “Internetit të gjërave” dhe pajisjeve të lidhura, sepse mundëson që ato të punojnë në mënyrë të pavarur nga smartfonët, gjë që deri më tani nuk ishte e mundur. Kjo do të sjellë një mënyrë të re komunikimi dhe lidhje më të lehtë me orët inteligjente, biçikletat dhe pajisjet e tjera IoT.

Përveç aspektit teknologjik dhe inovativ, jashtëzakonisht i rëndësishëm është edhe aspekti
ekologjik sepse zëvendësimi i kartelave dhe paketimeve plastike do të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

Për të përdorur këtë teknologji, nevojitet pajisje që e mbështet të njëjtën dhe në të ardhmen numri i pajisjeve të tilla do të rritet gjithnjë e më shumë. eSIM aktivizohet thjesht me skanimin e kodit QR, me çka eSIM profili merret përmes internetit, i koduar, që të sigurohet niveli më i lartë i sigurisë. Të gjithë abonuesit postpejd të rrjetit celular Telekom, të cilët kanë pajisje që mbështet eSIM mund ta përdorin kartelën e re elektronike.
eSIM është një hap drejt dixhitalizimit dhe lidhjes së plotë të pajisjeve, por në të njëjtën kohë një risi ekologjike. Në vitet e ardhshme, pritet të bëhet një trend global në ofertën e pajisjeve inteligjente.

Marketing