Makina humb kontrollin dhe bie në humnerë, ndërron jetë 44-vjeçari nga Kumanova

Një 44-vjeçar, banues i fshatit Arbanashko ka ndërruar jetë pasi automjeti që po drejtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë, transmeton Alsat. Aksidenti ka ndodhur pardje mes orës 23:00-23:30 në rrugën lokale Arbanashko – Kokino, kur P.D. (44) me automjetin e tij “Golf 2″ që po lëvizte drejt qytetit, për arsye të panjohura, ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë.

Marketing

“Dje në orën 08.00 një kalimtar ka vërejtur automjetin dhe ka denoncuar rastin në polici. Një ekip i Njësisë së Zjarrfikësve në Staro Nagoriçane ka dalë në terren ndërsa pasi nuk arritën ta nxirrnin viktimën, është ndihmë nga zjarrfikësit nga Kumanova. Makina duhej të pritej për të nxjerrë të ndjerin” thonë nga Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave.

Marketing