Makina shkel 66 vjeçaren në Gostivar

Dje (15-prill) rreth orës 23.00, në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, vetura e tipit ,,Pezho,, me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 49-vjeçarja G.R. nga Gostivari, ka aksidentuar këmbësoren 66-vjeçare Z.A. nga fshati Tërnovë i Gostivarit.

Marketing

Gjatë aksidentimit Z.A. ka marur lëndime të rënda trupore, dhe pas dhënjes së ndihmës mjeksore në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, të Gostivarit, e njëjta është transferuar në Qendrën klinike ,,Nënë Tereza,, në Shkup.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti, dhe detajet tjera në veçanti.

Marketing