Makinat e ish-kreut të Gjykatës shpërthejnë në flakë, çfarë dyshohet

Mbrëmjen e sotme në Elbasan u përfshinë nga zjarri dy mjete në pronësi të ish-kreut të Gjykatë së Elbasanit, Arben Vrioni. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Aqif Pasha” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

Marketing

Sipas informacionev, makinat kanë qenë të parkuara rreth 50 metra larg njëri-tjetrit, gjë e cila ka bërë që policia të dyshojë se ngjarja është e qëllimshme. Zjarri që përfshiu makinat ka terrorizuar banoret e zonës, të cilat kanë njoftuar autoritetet.

Njëri prej mjeteve, ishte në përdorim të bashkëshortes së tij. Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Vrioni ka pasur dosje të bujshme, ku një prej tyre është ajo e lirimit të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Marketing