Makinat me viktimat shqiptare nga koronavirusi, në radhë në portin e Barit për në Shqipëri

Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

Marketing

Në fotot e publikuara shihet se makinat janë me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.

Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë.

Marketing