Personeli makinist në Hekurudhat e Maqedonisë mëngjesin e sotëm prej orës shtatë e bojkotoi punën, për shkak se do të jetë në ndërprerje trafiku hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave, deklaroi Dushko Çakarovski, përfaqësues i punëtorëve.

Ai informoi se mëngjesin e sotëm trenat e udhëtarëve janë nisur për Manastir dhe Gjevgjeli, ndërsa trenat e tjerë të parashikuara sipas orarit nuk do të lëvizin derisa t’ju plotësohen kërkesat për rritje prej 30 deri 40 për qind të kompensimit të pagës cilësore. Këtë, siç shpjegon Çakarovski, e kërkojnë në bazë të Kontratës kolektive për punë shtesë dhe punë me numër të zvogëluar të stafit ekzekutiv.

Çakarovski tha se për kërkesën e tyre dje kanë pasur takim me anëtarët e Bordit drejtues të Transportit Hekurudhor dhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, por nuk është arritur marrëveshje me arsyetim se pagesa eventuale e kompensimit më të lartë do të reflektohet në pagesës e rregullt të pagave.

Kompensimi i pagës për cilësi për 40 për qind, personelit makinist i është paguar deri para masave anti-krizë të vitit 2008.

Çakarovski potencoi se pas organizimit për bojkot të punës nuk qëndron asnjë organizatë sindikale, gjegjësisht janë të përfshirë 99 për qind e personelit mekanik nga Sindikata të ndryshme, por edhe punonjës që nuk janë anëtarë të sindikatave./