Makpetrolli për një denar do ta ulë çmimin e benzinës

“Makpetroll”-i SHA Shkup prej sonte në mesnatë për një denar do t’i ulë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës, çmimi i dizelit do të rritet për gjysmë denari, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë për litër.

“Ultra 95+ Economy do të shitet me çmim prej 71 denar, Ultra 100 Race Pro për 73 denarë, Ultra Diesel Green Power për 64, Ultra Diesel Bio Power për 65, ndërsa ekstra e lehtë me çmim prej 54 denarë për litër”, bëri të ditur Makpetrolli.

Metodologjia me të cilën “Makpetroll” SHA Shkup i ka formuar çmimet e reja më të larta të shitjes në pakicë të derivateve, thonë nga kompania, është metodologji e pranuar botërisht, e cila në vetvete i përfshin të gjitha të dhënat dhe të gjitha shpenzimet reale të kompanisë.

Si kompani shoqërore përgjegjëse, shtojnë, vazhdimisht punojmë në atë që konsumatorët tanë me kohë të informohen për të gjitha risitë, si dhe të mundësojmë karburante më cilësore me çmim më të pranueshëm.