Makraduli paralajmëron Ligj për mbrojtjen e Matkës dhe Malit Vodno

Projekt Ligjet për mbrojtjen e një pjese të Matkës dhe Malit Vodno janë në fazën përfundimtare të përpunimit. Përmes këtyre Ligjeve sipas zv. ministrit të ekologjisë, Jani Makraduli, do të përcaktohet se çka mund të ndërtohet dhe çka jo në këto dy lokalitete. Ndërkohë që ndërtimet e platformave i vlerësoi si negative dhe që shkatërrojnë natyrën e bukur.

Marketing

“Ligji për Matkën është në fazën përparuese, janë përgatitur të gjitha dokumentet, dhe shpresoj se shpejtë do të hyjë në procedurë qeveritare. Të njëjtën e presim deri në fund të vitit ta bëjmë edhe për Vodnon, që përfundimisht të vendoset në bazë ligjore, se çka mund të bëhet, çka jo në këto bukuri natyrore”, tha Makraduli.

Marketing