Makraduli: Punojmë në uljen e ndotjes së ajrit, pritet t’i shohim efektet

Në mënyrë të vazhdueshme punojmë në masat dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit, në segmentet që janë pjesë e “Planit për ajër të pastër”. Efektet do t’i shohim kur do të fillojnë matjet nga tetori dhe sezoni i i ardhshëm i ngrohjes, thotë zëvendës ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Marketing

Në intervistë theksohet se në kontinuitet punohet në masat dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit në segmentet që janë pjesë e Planit për ajër të pastër.

“Për shkak të zgjedhjeve presim të kalojë 5 maji dhe të shpallet thirrja për invertorët që do t’i instalojmë në më shumë institucione publike, para së gjithash në kopshte, shkolla fillore dhe Shtëpi shëndetësore. Filtrat që duhet të furnizohen bashkë me kapacitete të caktuara ekonomike të cilët ndotin, kombinate më të vogla, por nga ana tjetër bashkë janë pjesë e universiteteve në Shkup dhe Shtip, bëjmë një qasje shkencore të rrjetit për monitorim, ta përmbushim atë këtu në Ministri dhe me fakte shkencore të luftojmë për ndotjen”, ka thënë Makraduli.

“Ka disa objekte që janë më të mëdha dhe emetojnë CO2, SO2 e të cilët nuk do ta bëjnë më nga sezoni dimëror, ashtu që pres ulje të ndotjes së ajrit”, ka thënë Makraduli.

Marketing