Makraduli: Stacionet matëse tregojnë rënie të ndotjes së ajrit

Zv. ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli sot bëri kontroll në stacionin matës në Qendrën dhe tha se përpjekjet e Qeverisë, por edhe të gjitha institucioneve tjera për të zvogëluar ndotjen e ajrit tashmë po japin rezultate. Ai ndau disa statistika nga stacionet matëse që tregojnë përparim të pjesshëm dhe rezultatet nga përpjekjet e deritanishme.

“Ne kemi bërë një krahasimin me të dhënat nga tri vitet e fundit (2016, 2017 dhe 2018) për periudhat 1 janar deri më 30 nëntor dhe vërejtëm se në vitin 2018 ka pasur një rënie të numrit të ditëve të ndotura. Bëhet fjalë për numrin e ditëve me ndotje nga ajo më shumë që është e lejuar prej 50 mikrogramësh”, tha Makraduli.

Rënie serioze të numrit të ditëve të ndotura kemi në Tetovë, ku në vitin 2016 ka pasur 273 ditë të ndotura, ndërsa në vitin 2017 ka pasur 115 ditë, ndërsa në vitin 2018 numri ka rënë në 105 ditë.

Makraduli theksoi se nga këto analizat kanë qenë të përjashtuara stacionet matëse që nuk janë në funksion.