Makraduli: Viti 2019 është vit kyç në luftën kundër ndotjes së ajrit

Ky vit do të jetë kyç në luftën kundër ajrit të ndotur, porositi zëvendës-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli në shënimin e Ditës pa automjete të derivateve fosile.

Marketing

“Janë parashikuar më shumë mjete financiare nga Qeveria për zbatimin menaxhimin e këtij problemi, por duhet të ekzistojë vullnet dhe gatishmëri te të gjithë, ndërsa kontributi i kompanive shoqërore-përgjegjëse është me të vërtetë i madh”, th Makraduli.

Në pllajën para sallës sportive “Boris Trajkovski”, ku të pranishmit kishin mundësi ta shohin ekspozitën e automjeteve elektronike, të kenë test vozitje me automobil dhe të marrin pjesë në diskutim për ngritjen e mobilitetit elektronik të automjeteve, fjalim kishte edhe kryetari i komunës së Karposhit, Stafan Bogoev, prej ku porositi se të gjithë duhet të punojmë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe secili prej nesh duhet të merr përgjegjësi.

“Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore në këtë shtet. Komuna e Karposhit është në procesin e sjelljes të një plani aksionar ekologjik që ofron rekomandime dhe zgjidhje në pjesën e nxitjes së shfrytëzimit të mjeteve transportuese elektrike”, tha Bogoev. .

Marketing