Maksim Acevski, kryetar i Entit Shtetëror të Revizionit

Deputetët me 81 vota e kanë zgjedhur Maksim Acevskin për kryetar të Entit Shtetëror të Revizionit.

Marketing

Zgjedhjet e tij deputetët e përshëndetën me duartrokitje, ndërsa ai u betua para tyre.

Acevski pas zgjedhjes, nga foltorja deklaroi se është nder për të të jetë në pozitën e kryetarit të Revizionit dhe tha se do të punojë sipas ligjeve, gjegjësisht nuk do ta tradhtojë besimin.

Ndryshe, Enti Shtetëror i Revizionit gati dy vjet ka qenë pa kryetar, ndërsa mandati i ushtruesit të detyrës, skadoi më 5 tetor.

Marketing