Sot për vizitë në Shkup ka qëndruar ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq dhe shefi i gjeneral shtabit Dragutin Dakiq të cilët janë pritur nga zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.

“Vitin e kaluar kemi pasur kënaqësinë të urojmë Malit të Zi për anëtarësim në NATO, kemi thënë se suksesi i atij vendit është motiv dhe inspirim se dyert janë të hapuara edhe për vende si Maqedonia e cila përskaj shumë sfidave ka arritur që me sukses të tejkalojë ato”, kështu ka theksuar mes tjerave zv.ministri Maksuti i cili priti dhe shoqëroi ministrin malazez Boshkoviq gjatë qëndrimit në vend duke vizituar kështu edhe Krivolakun.

“Mali i Zi ka shumë raporte të mira bilaterale me Maqedoninë si vend rajonal dhe punojmë në atë që rajoni të jetë sa më i sigurtë dhe qytetarët të ndihen më rehat duke shfrytëzuar kështu të drejtat dhe liritë e tyre, ne kemi përkrahur në këtë rrugë Maqedoninë gjithmonë”, ka vlerësuar kështu mes tjerave Boshkoviq.