Maksuti: Ligji për prokurorinë mund të jep rezultate nëse zbatohet drejtë

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti vlerëson se miratimi i ligjit për prokurori publike dhe ai këshillit të prokurorëve jep një garanci se nëse i njëjti zbatohet nga organetet e ndjekjes, në të ardhmen mund të presim rezultate më të mira në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të lartë se tani. Në “Intervistën Javore” për TVM2 Maksuti tha se krahas mangësive që ka ligji sa i përket përdorimit të materialeve të përgjuara si dëshmi, ky ligj është në funksion të metodologjisë së re të përafrimit të vendit në BE, shton Maksuti.

Marketing

“Ligji për prokurori publike me të gjitha mangësitë serioze që I ka, “bombat” nuk do të shërbejnë në procedurat hetimore si prova për ti përndjekur dhe hetuar të tjerët të involvuar në krim dhe korrupsion të lartë në këtë vend, mirëpo në një mënyrë u arrit të sillet dhe të miratohet ligji. Dhe vetë fakti se u miratua ligji u bë çfarë u bë, u siguruan 80 votat është një progres, është një element pozitiv në qeverisjen, është një sinjal se ky shteti ka një frymw pro perëndimore dhe fundi fundit ne ligjin për prokurori publike në një mënyrë e kemi edhe kusht për procesin e fillimit të anëtarësimit të vendit.”- tha Mersim Maksuti, profesor universitar.

Çfarë tjetër duhet bërë për të rikthyer plotësisht sistemin e së drejtësisë për të gjithë një lloj, Maksuti thotë se do të duhet të mendohet paralelisht edhe për të realizuar veting gjithpërfshirës në gjyqësor dhe prokurori.

“Jam për një veting të fuqishëm por i garantuar dhe siguruar me mekanizma të mira madje dhe me një kontroll dhe mbiqyrje të fuqishme ndërkombëtare. Kjo është gjëja më e mire dhe patjetërsueshme sot apo nesër që duhet ti ndodhi vendi sepse vetëm një veting I fuqishëm mund të ndryshoj krejtësisht mentalitetin e gjykatësve të prokurorisë dhe njëherë përgjithmonë të nisemi rrugës së vendosjes së drejtësisë dhe ndëshkimit të korrupsionit më të lartë në këtë vend sepse institucionet tona për fat të keq kanë qenë gjithmonë që kanë dënuar, ndëshkuar qytetarët e zakontë dhe asnjëherë hierarkinë më të lartë të pushtetit.”- tha Maksuti.

Makusti poashtu thotë se në vokabularin e partive politike në këtë cikël zgjedhor për të fituar besimin e qytetareve do të dominojnë temat e drejtësisë duke shtuar se partitë mund të vazhdojnë të masin forcat duke shpalosur për njëra tjetrën materiale tjera të përgjuara.

Marketing