Maksuti: Obligimet ndaj NATO-s, tepër simbolike

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO përpos që forcon sigurinë dhe stabilitetin, obligon vendin edhe finacniarisht karshi kësaj Aleance.

Marketing

Shuma prej 800 mijë eurosh që duhet të ndajë Maqedonia pas anëtarësimit në Aleancën e NATO-s, është më shumë simbolike sesa ndonjë shumë që mund të rëndojë buxhetin, thotë zv ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti. Ai në një prononcim për TVM2 thekson se modernizimi i Armatës që është një kusht i kërkuar nga NATO tashmë është drejt finalizimit.

“Si ministri e Mbrojtjes kemi marrë për obligim të rrisim buxhetin e ministrisë për 0,2 përiqnd për çdo vit dhe të arrijmë në 2 përqindishin që është një nga kërkesat themelore të NATO-s. Kuptohet që vendi jonë veç më hapëron dhe mund t’u them që vitin 2019 ministrinë e Mbrojtjes e gjen me një buxhet prej 35 përqind më shumë se vitin 2018.

Kuptohet që kemi plan për modernizim të forcave të armatosura, plan që është drejt fundit me të vetmin qëllim që të kapim apo hapërojmë me të gjitha këto zhvillime dhe shpresojmë që ky proces të përfundojë para shkuarjes në pushim të kuvendit”, tha Bekim Maksuti, zv ministër i mbrojtjes.

Sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armatë, Maksuti thotë se është bërë përpjekje në këtë drejtim por se akoma ka punë për tu bërë.

“Detyra kryesore është që dalëngadalë ti vemë një pikë këtij procesi sa i takon asaj që e themi përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është një proces i gjallë, është proces që nuk mund të themi jemi të kënaqur 100 përiqnd se si vijon, ka shumë hapësirë dhe vend për përmirësime po është proces që mund të themi se nëse e shikojmë nga retrospektiva kohore kemi goxha rritje të madhe në këtë drejtim. Për herë të parë kemi marrë disa pozicione që nuk i kishim si shqiptarë në Ministrinë e mbrojtjes, gjegjësisht në Armatën”, tha Maksuti.

Me anëtarësimin e vendit në Aleancë pritet të shtohet edhe kapaciteti i Armatës në misionet paqeruajtëse në botë. Por edhe përkundër kërkesave për reduktim të numrit të ushtarëve atje, Maksuti shtoi se duke e ditur rëndësinë e pjesëmarrjes atje insistohet që ky numër të rritet.

Marketing