Ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski në një prononcim për “Nezavisen” shprehet se që nga mëvetësimi i shtetit në vitet e 90-ta e deri më tani nacionalizmi maqedonas është përballur me dy vendime të vështira.

Sipas tij njëra është zgjidhur me marrëveshjen e kornizë, ku u përmirësua gabimi i vitit 1991 me sjelljen e Kushtetutës pa pëlqimin e komunitetit të dytë më të madh në Maqedoni, dhe kjo çështje nuk kaloi edhe pa pasoja ku rezultoi edhe me konfliktin e vitit 2001.

Maleski thotë se problemin e dytë ishte zgjidhja e problemit me Greqinë.

“Dy nacionalizmat, edhe maqedonas edhe ai grek duhej të kuptonin se nuk ka një të vërtetë për Maqedonisë, por ka dy të vërteta – një maqedonase dhe një greke. Ashtu siç do të ketë edhe të vërtetë të tretë me Marrëveshjen me Bullgarinë”, thotë mes tjerash Maleski.