Mali i Zi arreston dhjetëra protestues pro-serb

Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra persona pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera. Tubimet u thirrën nga disa zyrtarë të opozitës, të cilët pëkrahin lidhjet më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Marketing

Protestat shpërthyen në Budva, ku ka pasur një mosmarrëveshje midis autoriteteve komunale dhe reflektojnë tensionin politik në Mal të Zi, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe arrestoi dhjetëra persona.

Tensionet në Budva filluan më 17 qershor, kur kryetari Marko Careviq, i cili është besnik i opozitës pro-serbe të Malit të Zi, nuk pranoi t’ia dorëzonte pushtetin koalicionit qeverisës, pasi humbi kontrollin e shumicës në asamblenë lokale.

Mali i Zi u nda nga Serbia në një referendum të vitit 2006. Ajo më tej është distancuar nga Beogradi dhe aleati i saj ortodoks Rusia, duke marrë një kurs të politikës së jashtme pro-perëndimore dhe anëtarësimin në NATO në 2017. Mali i Zi gjithashtu ka qenë duke negociuar hapa drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nacionalistët serbë në Mal të Zi dhe Serbi kurrë nuk e kanë njohur plotësisht ndarjen e Serbisë nga Mali i Zi, për të cilin ata pretendojnë se është një territor historik serb.