Mali i Zi mbyll kufirin shqiptar në Muriqan dhe Vermosh

VLUU L200 / Samsung L200

Policia Kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit drejt Malit të Zi ne Muriqan dhe Vermosh.

Marketing

Nëpërmjet një njoftimi bëhet e ditur se “të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ora 21:00 e datës, 13.03.2020 deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19”.

Kurse në Piken Kufitare të Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Marketing