Mali i Zi refuzon “Mini-shengenin”, nuk ja vlen, humbje kohe

Ministrja e ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq hodhi poshtë mundësinë që Mali i Zi ti bashkohet nismës së ashtuquajtur “Mini-shengen”, që tashmë po udhëhiqet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Marketing

Sekuliq theksoi se Mali i Zi veçse i ka të hapura kufijt dhe ka eliminuar barrierat tregtare me fqinjët, andaj ajo që po proklamohet është humbje kohe. “Është fakt se ne për herë të parë në takimin e Ohrit jemi përballur me tekstin, siç e quanin ata ‘plani aksional për përshpejtimin e lëvizjes së lire të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit’. Në ate dokument nuk ka asgjë të re nga ajo që deri tani kemi pasur në deklarata dhe marrëveshje të ndryshme. Mali i Zi si anëtare e CEFTA nuk ka çështje të hapura me asnjë vend të rajonit, sidomos me ato vende që janë nismëtar të kësaj nisme…”, theksoi ndër të tjera ministrja Sekuliq