Mali i Zi “sfidon” koronavirusin, hap kufirin detar për turizmin e verës

Ne Mal te Zi kryeministri Dushko Markoviç tha se vendi fqinj tashmë ka hapur kufirin e tij detar per zhvillimin e turizmit. Kreu i qeverise beson se portet malazeze do të jenë plot me jahte te cilat do të vijnë nga zona të ndryshme. Markoviç eshte shprehur se Mali i Zi do t’i përgjigjet me sukses sfidës së krizës ekonomike të shkaktuar nga efektet e pandemisë së koronavirusit, ashtu si i është përgjigjur në mënyrë të efektshme këtij kërcënimi të madh shëndetësor. Qeveria malazeze ka pergatitur nje paketë serioze për ekonominë e turizmit.

Marketing