Mali i Zi shpall non grata ambasadorin e Serbisë

Qeveria e Malit të Zi e ka deklaruar ambasadorin e Serbisë person non grata.

Marketing

Ministria e Jashtme foli për “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” si arsyen e këtij vendimi, ndërsa i kërkoi ambasadorit serb Vladimir Bozovic të largohej nga vendi.

Serbia ende nuk ka reaguar mbi këtë vendim.

Një deklaratë  e Ministrisë së Jashtme pohoi se Ambasadori Bozovic nuk tregoi respekt për Malin e Zi, duke e përshkruar një vendim të vitit 1918 për t’u bashkuar me Serbinë,  si një akt “çlirimi” dhe “vullneti të lirë” të popullit  malazez. Parlamenti i Malit të Zi e shpalli të pavlefshëm vendimin 100-vjeçar në vitin 2018, duke pohuar se ky vendim kishte prekur sovranitetin e tij, shkruan Radio Europa e Lirë.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë sllavë, Serbinë dhe Rusinë dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur, aleat me Perëndimin.

Partia Demokratike e Socialistëve pro-Perëndimor me pushtet të gjatë u mund në zgjedhje të gushtit nga një koalicion pro-serb, qeveria e të cilit është vendosur të votohet gjatë një seance parlamentare javën e ardhshme. Qeveria e udhëhequr nga DPS sfidoi Serbinë dhe Rusinë për t’u bashkuar me NATO-n në 2017.

Qeveria në largim e ka akuzuar Serbinë për ndihmën e forcave politike pro-serbe në Malin e Zi me qëllimin për të instaluar aleatë në pushtet dhe për të rimarrë ndikimin politik në shtetin malezez.

Marketing