Maliqi: Qyteti i Shkupit i përkushtuar në formimin e Komisionit për marrëdhënie mes etnive

Qyteti i Shkupit ka detyrë ligjore për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes etnive, por paraprakisht administrata e qyteti nuk pati sukses ta formojë. Statuti i Qytetit të Shkupit parasheh numër të anëtarëve, si dhe mënyrën e zgjedhjes. Administrata e qytetit intensivisht punon në përgatitjet e formimit të Komisionit dhe do të angazhohemi për tejkalimin e të gjitha pengesave me qëllim funksiononim pa ndërprerë të punës së Komisionit.

Marketing

Këto sot e theksoi zëvendësi kryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, i cili foli në debatin publik me temë “Zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në raport me punën e komisioneve për marrëdhënie mes etnive në nivel lokal”, e cila u zhvillua në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nën organizimin e Komisionit për vetëqeverisje lokale.

“Dyfishtë më tepër projekte të drejtuara nga shoqatat të cilat i përkasin etnive që nuk janë shumicë në territorin e Qytetit të Shkupit janë mbështetur në thirrjet publike nga sfera e kulturës, arsimit dhe sigurisë sociale. Është përpunuar Strategji për integrim ndëretnik në arsim, ku theksi është vendosur në krijimin e ‘një’ shkolle për të gjithë nxënësit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Qëllimi ynë është të udhëhiqemi nga parimi i inkluzivitetit dhe pjesëmarrjes demokratike të të gjitha grupeve etnike në territorin e Qytetit të Shkupit”, theksoi Maliqi.

Ndryshe, ai ka potencuar se e rëndësisë së posaçme është përmirësimi i kohezionit social dhe atij kulturor, jetës shoqërore dhe ekonomike për gjithë pjesëmarrësit (qytetarët) e Shkupit, pavarësisht përkatësisë etnike që i takojnë.

Marketing