Maliqi: Të solidarizohemi e tu dalim në ndihmë familjeve të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Fillimisht dua të falenderoj përfaqësuesit e estradës muzikore të cilët pozitivisht iu përgjigjën ftesës si dhe Ministrit për Arsim z. Arbër Ademi për përkrahjen e tij.
Ky 28 nëntor për fat të keq është i mbuluar në ditë pikëllimi, por solidarizimi i të gjithë shqiptarëve kudo në botë dhimbjen e madhe transformon në forcë për të rindërtuar qytetet dhe vendbanimet që ka përfshirë tërmeti në Shqipëri.
Shkupi si qytet në histori është ballafaquar me situatë të ngjajshme siç ditëve të fundit ka përfshirë Durrësin, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
Në atë kohë, në Shkup u bashkuan shumë kombësi, dhimbja e madhe për jetët e humbura bëri që Shkupi të rindërtohet me ndihmën e shumë popjuve dhe qyteti ynë të njihet si Qyteti i Solidaritetit.
Të nderuar miq, Parklend Hospitaliti Grup me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon që ky është momenti ku të gjithë ne me vepra duhet tu dalim në ndihmë shqiptarëve të Shqipërisë.
Çdo donacion apo dhuratë sado e vogël të duket për Ju, ajo do të jetë me vlerë të madhe për njerëzit e kapluar nga katastrofa natyrore në Shqipëri, prandaj ju drejtohemi të gjithë biznesmenëve dhe individëve se tani duhet të solidarizohemi dhe të ofrojmë dorën e ndihmës në drejtim të Durrësit dhe Tiranës.
Jo vetëm Shkupi, por Maqedonia e Veriut me qytetarët e saj është e njohur si vend mik i Shqipërisë andaj nuk duhet të mendojmë dy herë.
Dhimbja dhe katastrofat natyrore nuk njohin kombësi ndërsa në këto çaste duhet të jemi human dhe të kontribojmë në sadopak zbutjen e dhimbjes së qytetarëve të Shqipërisë.

Marketing

Marketing