Malisheva me një porosi, ja çka paralajmëron!

Muhamet Andi Krasniqi, i njohur Komandant Malisheva nga Grupi i Kumanovës që gjendet në burgun e Idrizovës, ka dërguar një Letër Publike në Gazetën Lajm. Përmes kësaj letre, ai paralajmëron se në rast se nuk plotësohen kërkesat e bashkëluftëtarëve të tyre që janë futur në grevë urie në burgun e Shutkës, greva do të zgjerohet edhe në burgun e Idrizovës. “Më mirë do vdesim siç na ka hije se sa të pranojmë poshtërimet”, thotë mes tjerash ai në këtë letër publike.

Marketing

Më poshtë Gazeta Lajm u sjell përmbajtjen e plotë:

“Nëse nuk merren masa për kërkesat e Grupit të ndarë në Burgun e Shutkës edhe ne, pjesa tjetër që jemi në burgun e Idrizovës do t’i bashkangjitemi grevës së urisë. E para ne kërkojmë drejtësi në një shtet ku nuk ka. E dyta ky shtet na solli këu për të na vra, për të na zhdukur, prandaj akoma na torturojnë në mënyra të ndryshme. E treta: u tregojmë të gjithë Shqiptarëve se më mirë do vdesim siç na ka hije se sa të pranojmë poshtërimet e këtyre idiotëve”

Marketing