Man. Junajted refuzon ofertat e para për Sançezin

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 09: Alexis Sanchez of Manchester United walks off after the Manchester United training session ahead of the UEFA Champions League Quarter Final First Leg match between Manchester United v FC Barcelona at Aon Training Complex on April 09, 2019 in Manchester, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Për Mançester Junajted raportohet të ketë ardhur një ofertë nga klubi brazilian Palmeiras për Aleksis Sançezin. Gazetari brazilian Horhe Nikola ka zbuluar një video ku shpjegon se Palmeiras është duke ndjekur një emër të madh dhe ka kthyer vëmendjen te Sançezi, ndërsa plani B është Ezekil Lavezi. Një raport i “Sport Witness” shpjegon se Man. Junajted ka refuzuar ofertën e huazimit të Palmeiras për Sançezin pasi nuk mendon se oferta financiare është e mjaftueshme. “Djajtë e Kuq” duan me çdo kusht të largojnë kilianin këtë verë për të rritur fondet e blerjeve për sezonin e ardhshëm. Palmeiras i ka kërkuar Man. Junajtedit të paguante një pjesë të madhe të rrogës së tij, diçka që anglezët nuk duan ta bëjnë.

Marketing
Marketing