Man United pa Pogban dhe De Gean kundër Liverpoolit në fundjavë

Paul Pogba dhe David de Gea do të mungojnë në superderbin e së dielës në Premierligë mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Marketing

De Gea u detyrua ta braktisë lojën në barazimin e Spanjës 1:1 kundër Suedisë të martën mbrëma, pasi e tërhoqi muskulin, transmeton Gazeta Express.

“David ka nevojë për teste mjekësore. Mendoj se ai do të mungojë”, tha trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer për Sky Sports.

Mungesa e De Geas nënkupton se Sergio Romero do të jetë titullar për herë të parë në ligë këtë sezon.
Përveç tij, Unitedi do të jetë edhe pa mesfushorin francez Pogba dhe yllin anglez Jesse Lingard, pasi Solskjaer konfirmoi se dyshja nuk do t’ia dalë të riaftësohet për ndeshjen e së dielës.