Man United shënon fitore ndaj Burnley, arkëton tri pikë të reja falë golave të Martial e Rashford

Manchester United ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë, duke triumfuar ndaj Burnley.United ka marrë fitore me rezultat 0:2, nga udhëtimi tek Burnley, duke marrë tri pikë, falë golave të Anthony Martial e Marcus Rashford.

Marketing

Martial shënoi golin e parë të këtij takimi një minutë para fundit të pjesës së parë.

Asistimin për golin e yllit francez e dha Andreas Pereira, i cili në fushën e blertë ishte për 75 minuta.

Kurse, rezultatin final të këtij takimi dhe golin e dytë të Man United e shënoi Marcus Rashford, në minutën e 94′ të takimit.

Man United tashmë numëron 31 pikë, dhe ngritët në pozitën e pestë në klasifikimin në Premierligë.

Burnley mbetet me 24 pikë, për pozitën e 13-të në Premierligë, pas 20 ndeshjeve të luajtura.