Man United vs Barça: Gjithçka që duhet të dini për këtë ndeshje

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit përsëri sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Marketing

Manchester Unitedi duhet ta dëshmojë veten përsëri kundër një klubi favorit për titullin e Ligës së Kampionëve, në ndeshjen çerekfinale kundër Barcelonës, e cila do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.
– Solskjaer: “Ne duhet ta ngremë nivelin tonë”

– Valverde: “Duam të shënojmë gol si mysafir”

– Manchester Unitedi e ka fituar një ndeshje nga tetë kundër Barcelonës

– Barcelona e ka mposhtur Manchester Unitedit në finalet e viteve 2009 dhe 2011

– Ndeshja kthyese zhvillohet më 16 prill

– Fituesi do të përballet me fituesin e ndeshje Liverpool – Porto në gjysmëfinale

Manchester Unitedi e siguroi vendin në çerekfinale të këtij sezoni në mënyrë të jashtëzakonshme. Atyre do t’iu duhet diçka po aq spektakolare për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe është ende në garë për tripletën këtë sezon. Mirëpo me lojtarë si Marcus Rashfordi e Anthony Martial, Ole Gunnar Solskjaer e ka mundësinë ta dëmtojë Barcelonën me kundërsulme.

Pogba, i cili po kthehet nga suspendimi për shkak të kartonit të kuq, mund të luajë një rol të rëndësishëm. Por, lojtari në të cilën përqendrohet vëmendja e shumicës do të jetë Lionel Messi, i cili ende s’ka shënuar asnjëherë në “Teatrin e Ëndrrave” në karrierë.

Marketing