Man Unitedi në kërkim të kapitenit, Pogba apo De Gea?

Kapiteni aktual i “Djajve të kuq”, Antonio Valencia, do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi. Kjo ka bërë që trajneri Ole Gunnar Solskjaer të jetë në kërkim të lojtarit të radhës që do ta mbajë shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi anësor veteran i Manchester Unitedit, Antonio Valencia, do të largohet nga Old Traffordi këtë verë, pasi që i përfundon kontrata me klubin. Si rezultat i kësaj, shiriti i kapitenit do të kalojë te një lojtar tjetër, transmeton Gazeta Express.

Tashmë ka shumë lojtarë të cilët po shpresojnë se do ta kenë mundësinë ta dëshmojnë veten si liderë të skuadrës angleze, mirëpo dy më të përfolurit për këtë pozitë janë portieri David de Gea dhe mesfushori Paul Pogba.

“Do ta shohim kush do të jetë këtu për sezonin e ardhshëm dhe i kam disa lojtarë në mendjen time, që mund të shërbejnë si kapitenë. Ne e kemi pasur Antonion, Ashleyn [Young], Paulin, Davidin de Chris [Smallingun]”, është shprehur Solskjaer.

“Kështu që kemi mjaftueshëm lojtarë që mund të jenë kapitenë në fushën e lojës. Në duhet të vendosim se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit dhe kush do të jetë zëri motivues në fushë dhe rreth vendit”. /Gazeta Express/