Man Unitedi rinis bisedimet me Mandzukicin

during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy.

Manchester Unitedi i është kthyer negociatave për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukicin, për ta zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili pritet që së shpejti të konfirmohet si lojtar i ri i Interit.

Marketing

Manchester Unitedi ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Athletic Bilbaos, Inaki Williams, përderisa Romelu Lukaku është duke i kryer testet mjekësore në Itali, pasi Interi arriti marrëveshje me “Djajtë e kuq” për ta blerë belgun për 75 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lukaku kishte qenë shumë afër transferimin në Juventus javën e kaluar, pasi që kampioni i Serisë A dhe Manchester Unitedi kishte arritur marrëveshjen për shkëmbimin e tij me Paulo Dybalan.

Megjithatë, këto negociata dështuan pasi që argjentinasi hezitonte ta pranonte transferimin në “Old Trafford” dhe kërkesat e tij për pagë u vlerësuan si të tepërta nga drejtuesit e klubit. Për këtë arsye, tani anglezët e kanë kthyer vëmendjen te Mandzukici.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kroacisë, 33-vjeçar, ka qenë nën radarin e Manchester Unitedit që një kohë të gjatë, mirëpo trajneri Ole Gunnar Solskjaer preferonte ta transferonte ndonjë sulmues më të ri në moshë.

Mandzukic i shënoi dhjetë gola në 33 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin sezonin e kaluar. Gjatë katër vjetëve në Torino, ai e ka fituar trofeun e Serisë A katër herë, atë të Kupës së Italisë tri herë dhe një herë Super Kupën e Italisë.
Ndërkohë, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për ta transferuar edhe sulmuesin spanjoll 25-vjeçar, Inaki Williams, sipas Sky Sports. Williams i shënoi 12 gola në 38 paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar. Ai u zgjodh lojtari më i mirë në La Liga për muajin janar.

Marketing