Man Utd deklason Laskun

Manchester United e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Marketing

‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar në udhëtim te Lask, me rezultat 0-5, në një ndeshje e cila u zhvillua pa tifozë.

Sulmuesi i ardhur në afatin e janarit, Odion Ighalo, i dha epërsinë e parë Manchester United kur shënoi në minutën e 28.
Në minutën e 58’, ‘Djatë e Kuq’ dyfishuan epërsinë nëpërmjet Daniel James.

Juan Mata shënoi në minutën e 82’ për 0:3.
Në minutat shtesë, ‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe dy gola, nëpërmjet Mason Greenwood dhe Andreas Pereira, për 0:5.

Marketing