Man Utd dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, Watford në Championship

Manchester United dhe Chelsea kanë siguruar nga një vend në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të Premierligës, duke kompletuar katërshen së bashku me Liverpool dhe Manchester City.

Këtë sukses këto dy skuadra e arritën falë fitoreve në xhiron e fundit, me Chelsean që mundi 2:0 Wolvesin,me rezultat të njëjtë, Manchester United fitoi në udhëtim te Leicester City, shkruan lajmi.net.

Marketing

Nga Premierliga kanë rënë Norwich, Bournemouth dhe Watford.

Në xhiron e fundit, fitore kanë shënuar edhe Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

 

Marketing