Man Utd dhe Chelsea shënojnë fitore të thella

Manchester United dhe Chelsea kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 22-të të Premierligës.
‘Djajtë e Kuq’ në shtëpi kanë mposhtur lehtësisht Norwichin, me rezultat 4:0.Marcus Rashford me dy gola, Anthony Martial dhe Mason Greenwood me nga një gol, ishin realizator në këtë fitore të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.Paraqitje të mirë këtë xhiro ka regjistruar edhe Chelsea.‘Blutë’ në shtëpi kanë mposhtur Burnleyn, 3:0.Jorginho, Tammy Abraham dhe Callum Hudson Odoi, shënuan për Chelsean.

Marketing
Marketing