Man Utd gati ta sfidojë Chelsean për Jadon Sancho

Jadon Sancho me shumë gjasë do të jetë lojtari më i përfolur në merkaton e verës.Ylli anlez është duke shkëlqyer me Borussia Dortmund dhe aktualisht është lojtari më produktiv në top pesë ligat evropiane.

Marketing

Skuadrat angleze janë duke monitoruar lojtarin, dhe deri më tani ishte Chelsea që lidhej me transferimin e mundshëm të lojtarit.

‘Dailymail’ shkruan se Manchester United janë duke u përgatitur për të sfiduar Chelsean, në garë për Jadon Sancho.

United janë duke përgatitur edhe një ofertë formale për shërbimet e anglezit. Chelsea në anën tjetër janë gati të paguajnë deri në 100 milionë funte për 19 vjeçarin, por ‘Djajtë e kuq’ pritet të barazojnë këtë ofertë.

Sancho ka kontribuuar në 12 gola dhe 12 asistime në këtë edicion në Bundesliga. Këto statistika sigurisht se nxitin interesim të madh.

Marketing