Man Utd mëson çmimin e Declan Rice

West Ham United i ka vendosur çmimin targetit të Manchester United, Declan Rice.

Marketing

Rice është kërkuar me ngulm nga skuadra e Man United gjatë verës së kaluar, por ‘Djajtë e kuq’ nuk arritën ndonjë marrëveshje me mesfushorit.

Së fundmi West Ham i ka vendosur një çmim lojtarit, për të vështirësuar edhe më shumë ndjekjen e United.

Sipas ‘Express’, londinezët po shpresojnë që të marrin një shumë prej 100 milionë funteve nga kartoni i mesfushorit anglez.

Reprezentuesi i Anglisë ka tërhequr vëmendje edhe nga skuadra e kaltër e Mançesterit, Manchester City.