Man Utd mëson çmimin e Kai Havertz

Kai Havertz do të jetë një objektiv vështirë i arritur për Manchester United.

Marketing

Man United janë të interesuar për shërbimet e yllit gjerman, Kai Havertz, i cili aktivizohet me skuadrën e Bayer Leverkusen.

‘Djajtë e kuq’ i janë bashkuar listës së skuadrave angleze, krahë Liverpool e Man City, të cilat interesohen për shërbimet e lojtarit.

Sipas raportimeve të ‘Express’, United duhet të paguajnë një shumë të majme për të transferuar Havertz.

Drejtuesit e Leverkusen kanë bërë të ditur se kërkojnë rreth 90 milionë funte për 20 vjeçarin.

Paraqitjet e mesfushorit kanë qenë spektakolare në Bundesliga, duke bërë që top skuadrat të interesohen për të.

Marketing