Man Utd në alarm, ylli i madh po largohet

Anthony Martial siç duket ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Marketing

Anthony Martial me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon.

Agjenti i francezit ka bërë të ditur se ata kanë pranuar oferta për kontratën e re nga skuadra angleze, por nuk i kanë plotësuar pritshmërinë e tyre.

“Jam shumë pesimist se kontrata e re do të nënshkruhet”, tha fillimisht agjenti i Martial.

“Ne kemi pranuar disa oferta nga Manchester United për kontratën e re, por jo ajo çfarë kemi pritur.

“Ofertat e tyre janë larg kushteve që kemi kërkuar, andaj për këtë them se jam pesimist që diçka e tillë mund të ndodhë,”, ka shtuar më tej agjenti i francezit

Marketing