Man Utd përgatit ofertë të majme për Sanchon

8:30 | 12 Maj 2021

Marketing

Karriera e Jadon Sancho te Borussia Dortmund raportohet se po shkon drejt fundit dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

TodoFichajes raporton se Manchester United veçse ka përgatitur parat për të transferuar reprezentuesin e Anglisë, transmeton lajmi.net.

Në parim, Dortmund kërkoi 100 milionë euro për transferimin, por situata ekonomike e klubit së bashku me mjedisin e pasigurt në treg bën që ata të duhet të ulin çmimin e tyre.

Kësisoj, ‘Djajtë e Kuq’ thuhet se janë gati të shpenzojnë bankat e tyre dhe të dhurojnë 90 milionë euro për Sanchon.

Lojtari ka kaluar nëpër disa lëndime këtë sezon dhe nuk e ka zhvilluar sezonin më të mirë të mundshëm./Lajmi.net/

Marketing