Man Utd po e thyen rekordin me transferimin e ri

Manchester United e kërkon me çdo kusht transferimin e një mbrojtësi në këtë afat.

Marketing

Manchester United është duke tentuar ta thyej rekordin e transferimeve për një mbrojtës, pasi e do Kalidou Koulibalyn nga Napoli.

Skuadra angleze është e gatshme ta paguajë shumën e kërkuar nga napolitanët për senegalezin.

Napoli kërkon 110 milionë euro nga shitja e Koulibalyt, ndrysa Manchester United është pajtuar rreth shumës.

Skuadra italiane u ka bërë me dije ‘Djajve të Kuq’ se ata duan që marrëveshja të mbyllet në verë, pasi nuk janë të gatshëm ta lënë mbrojtësin të largohet.

Marketing