Man Utd të vendosur për transferimin e Piatek

Manchester United po monitorojnë seriozisht situatën e Krzysztof Piatek.

Piatek, i cili kaloi tek Milan vetëm gjatë sezonit të kaluar, mund të mos e ketë të gjatë aventurën në ‘San Siro’.
‘Calciomercato’ shkruan se United po përgatiten për një ofertë drejt Piatek, në mënyrë që të mbyllin telashet me repartin ofensivë.

‘Djajtë e kuq’ kanë lëshuar Lukakun dhe Sanchez gjatë verës së kaluar, kurse po dështojnë të gjejnë rrugën e golit gjatë këtij sezoni.

Milan mund të jenë të gatshëm që t’i japin primatin Rafael Leaos duke larguar Piatekun nga skuadra.
Mbetet të shihet nëse Man United do t’ia dalin që të bindin Milan për nënshkrimin e yllit polak.

evn