Manastir, 13-vjeçarja mbytet në pishinë

Edhe pse sezoni ende nuk është hapur, një grup fëmijësh këto ditë janë larë në pishinën Dovlexhik në Manastir. Paradite loja e fëmijëve ka përfunduar në mënyrë tragjike. Nuk ka informacione të sakta për arsyet e fatkeqësisë, por siç mësuam, vajza 13 vjeçare e cila nuk dinte të notonte, ka rënë në pishinë dhe është përmbytur.

Marketing

Nga policia e Manastirit e konfirmuan ngjarjen pa dhënë informacione për arsyet e fatkeqësisë. Vajza është nxjerrë menjëherë dhe është transportuar në Klinikën në Manastir, por pa shenja jete. Përpjekja për reanimim ka qenë pa sukses , njoftuan nga spitali. Trupi i pajetë është dorëzuar në patologji, ndërsa veprimet hetimore do t’i kryejë Prokuroria Publike Themelore në Manastir.

Tashmë dy vjet pishina i është dhënë nën koncesion kompanisë “BV Inzhenering”, por ata nuk deshën të flisnin para kamerës, megjithatë na thanë se këtë verë nuk do të udhëheqin me pishinën por se do ta rregullojnë vetëm kompleksin për fëmijë, duke shtuar se fëmijët kanë hyrë përmes gardhit.

“Më vjen keq për këtë që ka ndodhur dhe për fëmijën që e ka humbur jetën. Ngushëllimet e mia për familjen e fëmijës, por unë jam i befasuar, sepse në këtë periudhë kur dikush tjetër udhëheq me objektin, duhej të kishte sigurim të objektit që të parandalohen fatkeqësi të këtilla”, deklaroi Mende Gramatkovski, Drejtor i NP-së Strezhevë.

Marketing